Temperaturat e larta të ditëve të fundit do të rikthehen sërish në javën e dytë të Korrikut. Deri më tani e premtja ka regjistruar temperaturën më të lartë me 38 gradë, por Korriku pritet ta tejkalojë duke shkuar në 40 gradë.

Sipas sinoptikanëve, shumica e ditëve të Korrikut do të jenë me temperatura që nuk i tejkalojnë 36 gradë Celsius, ndërsa rrebeshet e shiut do të jenë të pakta.

Temperaturat  e larta të këtyre ditëve janë të lidhura me valën e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Europën, ku Franca dhe Spanja kanë regjistruar temperatura ekstreme deri në 45 gradë Celsius. Vendi ynë, sipas sinoptikanëve, është në periferi të kësaj vale dhe nuk priten të tilla temperatura.

Tv Klan