Presidenti i Serbisë Milutinoviç u kërkoi shqiptarëve të Kosovës të rifillojnë dialogun me Beogradin dhe ftoi për herë të parë të marrin pjesë në takim Ambasadorin amerikan në Shkup dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën Kris Hill. UÇK në një komunikatë të lëshuar sot për mediat, deklaroi se ajo vazhdon të jetë e vetëpërmbajtur përjashtuar rastet kur është sulmuar. Në këtë komunikatë, UÇK-ja u bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare dhe organizmave të ndryshëm të saj që ta detyrojnë regjimin e Beogradit që mos t’a shfrytëzojë vetëpërmbajtjen e UÇK-së. Për ndihmës sekretaren e shtetit Amerikan Xhulia Taft, situata në Kosovë është shumë e paqëndrueshme dhe njerëzit kanë akoma frikë se mos forcat serbe vijnë dhe hakmerren ndaj tyre.

Pamje ushtria Serbe, tanke luftarake, shtëpi të djegura, refugjatë kosovarë. /tvklan.al