Takimi i parë për dialogun pas dy mbledhjeve virtuale

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot pasdite në Bruksel, për të vijuar dialogun e pezulluar prej rreth 2 vitesh. Ky do të jetë i pari takim, ku Hoti e Vuçiç do të jenë të pranishëm fizikisht me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Nga e premtja e kaluar, ata kanë zhvilluar dy takime virtuale, njëri me ndërmjetësimin e Makronit dhe Merkelit dhe ai të dielës me ndërmjetësimin e Borrejit dhe Lajçakut.

Në këto takime, ata ranë dakord për axhendën e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Tv Klan