Triumfon me rezultatin 4 – 0 në miqësore

Kosova bindi në miqësoren e zhvilluar pak ditë para ndeshjes kualifikuese të Botërorit me Suedinë.

Dardanët mundën me rezultatin 4 – 0 Lituaninë të mërkurën në Prishtinë. Një sfidë e zotëruar nga skuadra e drejtuar nga Shaland.

Arbër Zeneli spikati me 2 gola në këtë takim, ndërsa Muriqi dhe Halimi ishin shënuesit e tjerë.

Tv Klan