Kosovë, humb jetën nga shpërthimi i një bombe një ushtar i KFOR-it (14 Prill 2001)



Kosovë, humb jetën nga shpërthimi i një bombe një ushtar i KFOR-it (14 Prill 2001)

15:46 14/04/2001

Një incident tjetër i ka marrë jetën një ushtari të KFOR-it gjatë 24 orëve të fundit. Një automjet britanik i KFOR-it shkeli një minë afër Krivenikut pranë kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë. Një ushtar britanik vdiq, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë këtij incidenti. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 kur një automjet i blinduar ishte duke udhëtuar përgjatë një rruge të paasfaltuar afër fshatit Krivenik ku shkeli në një minë dhe u dëmtua rëndë.

Shpërthimi i fortë e hodhi automjetin në anën tjetër të rrugës. Ende nuk dihet nëse incidenti i rëndë ka lidhje apo jo me aktivitetin e ekstremistëve në rajon. Përgjatë një komunikate për shtyp, komandanti i KFOR shprehu shqetësimin e tij lidhur me këtë aksident tragjik. Ndërkohë forcat e ushtrisë së policisë serbe kanë hyrë në sektorin D të zonës së çmilitaritarizuar në kufi të Serbisë me Kosovën./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori







Të ngjashme