Kosovë/ Mbrojtja nga sulmet kibernetike, nevojë emergjente

Kosovë/ Mbrojtja nga sulmet kibernetike, nevojë emergjente

17:38 21/06/2016

Një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i MPB-së, Nehat Mustafa, njëherësh koordinator Nacional i Strategjisë për Siguri Kibernetike, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ku u prit nga Ali Krasniqi menaxher i Departamentit të TIK të aeroportit.

Siç njofton kumtesa nga MPB-ja, zëvendësministri Mustafa njoftoi nikoqirët për punën që është duke u bërë në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe ngritjen e CERT-ve nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Ngritja dhe përsosja e mekanizmave për mbrojtje nga sulmet kibernetike është nevojë emergjente, prandaj edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës duhet që sa më shpejt të ngrijë dhe funksionalizojë CERT-in në aeroport, duke mos lënë anash edhe ngritjen e vetëdijes rreth rrezikut që ekziston nga sulmet kibernetike. MPB ofron tërë potencialin e vet për një koordinim sa më të mirë të bashkëpunimit”

, theksoi Mustafa.

Ndërsa, Menaxheri i Departamentit të TIK të aeroportit, Ali Krasniqi njoftoi për gjendjen e kënaqshme që është në Aeroportin e Prishtinës sa i përket sigurisë kibernetike, investimeve që janë bërë e që pritet të bëhen, si dhe planifikimin që së shpejti të ngrihet dhe funksionalizimi i CERT-it.

Ai po ashtu njoftoi edhe për investimet dhe infrastrukturën që konsorciumi “Limak De Lion”, ka realizuar në infrastrukturën e TIK të aeroportit, citon KossovaPress.

Në fund u arrit në konkludimin se është e nevojshme që sa më parë të hartohet një listë e software-ve të këqinj, në mënyrë që të pengohet instalimi i tyre tek të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo