Kostoja e virusit: Rënia e turizmit në Greqi kërcënon fitimet e fituara me vështirësi

Kostoja e virusit: Rënia e turizmit në Greqi kërcënon fitimet e fituara me vështirësi

13:40 11/05/2020

Santorini është ishulli më i njohur i pushimeve në Greqi. Por pandemia duket se po kërcënon të ardhurat dhe vendet e punës në këtë ishull, për shkak të paralizimit të turizmit.

Charlie Chahine, pronari i një hoteli u shpreh se ka shkurtuar stafin e tij dhe ka frikë se ky sezon turistik do të jetë më i keq se në vitin 2015, kur Greqia u detyrua të mbyllë bankat e saj dhe të imponojë kontrolle kapitale për të shmangur falimentimin.

Situata tani është në zero, asgjë nuk po ecën. Si do të vijnë turistët këtu pa aeroplan? Në një nëndetëse?, thotë Chahine për “Reuters”.

Industria e turizmit në Greqi përbën një të pestën e ekonomisë dhe kjo situatë e krijuar duket se po e zhyt atë në ditë të errëta.

Kryekonomisti në Bankën Kombëtare të Greqisë, Nikos Magginas u shpreh: Këtë herë, tronditja e pritshme do të jetë shumë më e madhe, se sa krizat në të kaluarën.

Ekonomia është parashikuar nga Bashkimi Evropian të tkurret me 9.7% këtë vit.

Megjithëse ka një nga rekordet më të mira të Evropës në trajtimin e pandemisë, me 2,678 raste koronavirus dhe 148 vdekje, industria e saj e turizmit mbështetet në masë të madhe te vizitorët e huaj, veçanërisht nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Mendimet janë të përziera në lidhje me goditjen që kjo pandemi do t’i shkaktojë ekonomisë. Greqia mund të vazhdojë të marrë hua me norma të përballueshme interesi dhe qeveria parashikon një tkurrje ekonomike midis 4.7% dhe 8.9%.

Megjithëse parashikimet ekonomike ndryshojnë shumë, të gjithë bien dakord se suksesi ose dështimi i Greqisë në tërheqjen e turistëve të huaj, në brigjet e tij këtë verë do të përcaktojë ecurinë e ekonomisë.

Duke marrë parasysh suksesin e Greqisë në kontrollin e epidemisë, qeveria po përqendron përpjekjet e saj për të siguruar vizitorët se ata do të jenë të sigurt.

Kreu i konfederatës greke të turizmit, Yannis Retsos u shpreh: Për të qenë realist, 2021 do të jetë një vit i rimëkëmbjes, por ne nuk do të jemi në gjendje të arrijmë të ardhurat e vitit 2019, para vitit  2023./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo