Nga Marilyn Monroe deri sot, ana klasike e luleve

Nga Marilyn Monroe dhe Sophia Loren në vitet 50, tek Brigitte Bardot  e Raquel Welch ne vitet 70 deri tek  blogeret e ditëve të sotme,  kostumet  e banjos me lule janë kthyer ne klasiket pa kohë, të preferuar nga të gjitha.

Edhe këtë verë është nga trendet e momentit. Në det apo pishinë, nuk është kurrë i tepërt apo i papërshtatshëm, mëngjes apo mbrëmje, pas asnjë kufizim moshe.

Të lidhur direkt me bukurinë, simbol i delikatesës, lulet janë një ideal i harmonisë dhe qetësisë. Një veshje e lulëzuar, përcjell gjithmonë energji pozitive.

Tv Klan