Kovaçevski: Propozimi francez i volitshëm për ne





Kovaçevski: Propozimi francez i volitshëm për ne

17:39 01/07/2022

Pakti publikohet në ueb-faqen e qeverisë

“Në propozimin francez janë kyçur të gjitha vërejtjet tona. Sot jemi në një pozitë shumë më të volitshme”,  ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar ku është shqyrtuar propozimi francez për heqjen e vetos për eurointegrimet e vendit.

“Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin serioz të një qëndrimi shtetëror për mundësitë që na hapen. Në këtë propozim kemi pozicione të definuara për pranimin e qartë të gjuhës maqedonase si dhe protokolli të mos jetë në kornizën negociuese. Pozicioni ynë për nisjen e pakushtëzuar të procesit negociues dhe mbajtjes së Konferencës me BE-në është kyçur në propozimin”.

Ndërkohë, propozimi ku janë vendosur vërejtjet e qeverisë së RMV-së nga sot është i kapshëm për opinion dhe është vënë në konsultim të gjerë. Në ueb faqen e Qeverisë është janë publikuar draft-dokumentet që përbëjnë propozim-pakon e presidencës franceze me BE-në.

Sipas Zv/Kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, në momentin kur RMV-ja dhe vendet anëtare të BE-së, do të pajtohen me kornizën negociuese, ku siç tha, çështjet historike nuk do të jenë pjesë të kësaj kornize, do të thirret Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Klan Maqedonia













Të ngjashme