4 deputetë të LSI futen në Parlament

4 deputetë të LSI futen në Parlament

16:06 04/03/2019

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Ylli Shehut, Aurora Marës, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit, të 4 kandidat nga lista shumëemrore e LSI.

Me 5 votat e anëtarëve të KQZ u vendos që Edmond Haxhinasto në Elbasan të zëvendësohet në parlament nga Enver Roshi, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari në Tiranë nga Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi dhe Përparim Spahiu në qarkun e Dibrës nga Aurora Mara.

Ndërkohe mëngjesin e kësaj të hëne në KQZ ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit si detyrim i ligjit të dekriminalizimit dhe Lefter Maliqi kandidati i PD në listën e qarkut të Beratit.

Edhe pse Maliqi deklaroi në 2017 largimin nga kjo forcë dhe bashkimin me PS dhe aktualisht mban detyrën e nëndrejtorit të përgjithshëm të Burgjeve. Ligjërisht ai mund ta marrë mandatin e deputetit pas renditet i 3 në  listën e kandidateve të PD.

Pas verifikimeve të nevojshme pritet që KQZ brenda kësaj jave të mblidhet serish për ti kaluar mandatin e Astrit Veliajt Maliqit. Deri më tani janë edhe 12 deputetë të rinj nga radhët e PD e LSI-së që kanë deklaruar se do të pranojnë mandatin e deputetit.

4 deputetër e rinj pritet të betohen përpara parlamentit ditën e nesërme. Mazhoranca ka vendosur që seanca plenare të zhvillohet të martën në orën 10.

Vendimi deputeteve të shumicës ju është komunikuar ne mbledhjen e grupit parlamentar. Ministri i Brendshëm ju ka komunikuar deputetëve se janë marrë masa që siguria e tyre fizike gjatë zhvillimit të seancës plenare të jetë e garantuar dhe se skenat e protestës së fundit te opozitës ku disa deputetë socialist u sulmuan nga protestuesit nuk do të përsëriten.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT