Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot pjesëmarrjen e vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet e 30 Qershorit. Pro kësaj pike të rendit të ditës votoi edhe kryetari i Komisionit, Klement Zguri.

Ai tha se në parim është kundër çdo vendimmarrje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përveç çështjeve që kanë të bëjnë me vëzhgim dhe monitorimin e procesit. Ai theksoi se e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për dekretin e Presidentit dhe se nuk ka asnjë përpjekje nga asnjë institucion për të bërë një lexim të dekretit.

Në rendin e ditës të Komisionit ishin edhe emërimi i disa anëtarëve të KZAZ-ve, ndërsa më herët gjatë javës janë miratuar edhe listat e vëzhguesve të Institutit Demokratik Amerikan.

Tv Klan