Celibashi: Emigrantët që duan të votojnë deklarojnë adresën

Nga data 25 Dhjetor, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët por dhe një sërë institucionesh të tjera duhet të respektojnë detyrimin ligjor për të raportuar në KQZ minimalisht 5 ditë para të gjitha aktivitetet e tyre publike.

Në faqen e KQZ sot janë publikuara vetëm aktivitete ditore të Kryeministrit dhe 2 ministreve Balluku dhe Gjonaj për të cilat komisioneri Celibashi ka dhënë miratimin për t’u zhvilluar.

Aktivitetet për të cilat do të cilësohen se bien ndesh me aktin që përcakton rregullat e veprimtarive me karakter publik të institucioneve shtetërore si dhe përdorimin e burimeve njerëzore, financiare para dhe gjatë zgjedhjeve do të publikohen në rubriken “ aktivitete të ndaluara”.

Por që ky filtër i përditshëm të bëhet për 4 muaj rresht nuk është aq e thjeshtë për një strukturë të ristrukturuar si KQZ dhe vështirësitë i pranon dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Aktivitetet që cilësohen si në shkelje të këtij akti janë çdolloj kontrate e firmosur nga qeveria apo kryebashkiakët pas datës 24 Dhjetor nga qeveria. Por për çdo punë të nisur përpara kësaj date, krerët e këtyre institucioneve nuk pengohen të vijojnë inaugurimet apo inspektimet.

Në komunikimin me gazetarët, Celibashi duke folur për mundësitë reale të votimit të emigrantëve në 25 Prill sqaron se që ata të ushtrojnë këtë të drejtë përveç shprehjes së dëshirës, duhet të deklarojnë një adrese fiks, duke rrëzuar në këtë mënyrë interpretimin që i bën ligjit ministri për Diasporën.

Sa i takon identifikimit biometric, KQZ është në fazën e prokurimit të 6 ofertave ndërsa për votimin dhe numërimin elektronik janë në pritje që partitë t’ju dërgojnë zonat ku do të aplikohet ky projekt-pilot në 25 Prill.

Tv Klan