KQZ,mbledhje për referendumin e Kushetutës (19 Nëntor 1998)



KQZ,mbledhje për referendumin e Kushetutës (19 Nëntor 1998)

11:02 19/11/1998

Vetëm dy ditë para referendumit të Kushtetutës rrezikohet puna në Komisionin Qëndror të Votimeve. Komisioneret e Bashkimit per Demokraci këmbëngulin për verifikimin e listave të votuesve, ndërprejen e propagandës së njëanshme në media për Kushtetutën dhe për regjistrimin e mijëra personave të paregjitruar ende në listat e votimeve.

Kryetari Daver Cano pranon që organet e pushtetit lokal në rrethe kanë shpallur listat e vjetra të votuesve që u përkasin viteve 1996- 1997, por nuk sheh mundësi për manipulim në listat e votuesve që do të sillnin dhe shtyrjen e datës së referendumit. Ai thekson se Komisioni Qëndror i Votimeve do të vazhdojë punën edhe nëse përfaqësuesit e Bashkimit për Demokraci nuk rikthehen. Komisionerët demokratë kanë bojkotuar mbledhjen e KQZ-së deri në plotesimin e kërkesave të tyre./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame



Të ngjashme