Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në fillim të javës që vjen në Shqipëri. Vizita e Konjufcës do të jetë një ditore dhe do të takohet me krerët e shtetit.

Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe një pjesë të axhendës së kreut të Kuventit të Kosovës dhe mësohet se do të takohet me homologun e tij, Gramoz Ruçin.

Po ashtu pritet që të ketë dhe një takim me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Konjufcës jashtë vendit si kryetar i Kuvendit të Kosovës, por dhe e para në Shqipëri pas marrjes së detyrës./tvklan.al