“Procedurat institucionale të marrin kohën e duhur”

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger ka hedhur poshtë një deklaratë të shpërndarë nga zyra e Shtypit e Partisë Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sipas së cilës ai kishte dalë në mbrojtje të idesë se qeveria shqiptare duhet të ndalë të gjitha hapat për aq kohë sa vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ku kjo çështje mund të gjykohet. Në një reagim në faqen zyrtare të OSBE-së është publikuar një tjetër qëndrim i Greminger, i cili thotë se deklarata e tij e parë është nxjerrë nga konteksti.

“Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet shqiptare do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave në Shqipëri”.

Pak ditë më parë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca që kërkoi vetëm që procedurat e tenderimit të jenë transparente dhe në përputhje me standardet europiane.

Tv Klan