Shpallet në kërkim 26-vjeçari

Një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën në Dibër pasi është qëlluar me thikë nga vëllai i tij. Krimi brenda familjes ndodhi pak pas mesnate në fashtin Allabegi në Maqellarë të Dibrës, kur 26-vjeçari Florian Tonuzi ka goditur në rrethana ende të paqarta vëllanë e tij Benard Tonuzi.

Mësohet se Benardi fillimisht mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.  Autori i ngjarjes 26-vjeçari Florian Tonuzi pas krimit është larguar nga banesa ndërsa policia po kryen kontrolle për kapjen e tij.

Burime nga blutë e Dibrës bëjnë të ditur se të dy vëllezërit kanë qenë në një lokal deri në orët e vona të natës në Maqellarë dhe janë kthyer së bashku në shtëpi. Por sapo janë futur në oborrin e shtëpisë ka nisur grindja që solli dhe përdorimin e thikës.

Vrasja i ka tronditur banorët e zonës të cilët thonë se i riu që qëlloi vëllanë nuk ishte person problematik me fqinjët.

26-vjeçari kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu ku qëndronte pasi një vit më parë kishte dhunuar babanë e tij.

Tv Klan