Reshje dëbore dhe shiu edhe në fundjavë

Krishtlindje e bardhë nën flokët e dëborës, do të mbetet edhe këtë vit vetëm një ëndërr e bukur. Sinoptikanët paralajmërojnë se moti gjatë së premtes do të jetë me vranësira dhe shumë shi.

“Gjatë pasdites së ditës së premte presim që reshjet të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar. Në fakt kjo situatë do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës”.

Temperaturat do të ulen me rreth 4 gradë si në vlerat maksimale dhe ato minimale.

“Vlerat minimale do të zbresin edhe në -3 apo -4 gradë Celsius në zonat e thella malore, ndërsa maksimumi 10 ose 11 gradë Celsius”.

Kjo ulje e temperaturave do të sjellë reshje dëbore në fundjavë, kryesisht në veri dhe në Juglindje të vendit.

“Presim që reshje dëbore të kemi kryesisht në zonën e Alpeve të territorit shqiptar, Bajram curri, Puka, Dibra, edhe zona e Dardhës, Voskopojë, por edhe rrethinat e Korçës”.

Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 45 km/orë çka nuk krijon probleme për trafikun detar.

Tv Klan