Ekonomia e Kinës ka përjetuar tre muajt e parë të vitit 2020 periudhën më të keqe në dekada për shkak se pandemia e koronavirusit i detyroi që të mbylleshin për javë të tjera.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë, u tkurr me 6.8 përqind në çerekun e parë të 2020, në krahasim me një vit më parë.

Tkurrja ekonomike është më e keqja që Kina ka përjetuar që kur filloi të bënte publike shifrat në vitin 1992. Është gjithashtu hera e parë që ekonomia kineze tkurret që prej vitit 1976 kur përfundoi udhëheqja e liderit komunist Mao Ce Dun.

Kina ishte pothuajse e mbyllur në fund të Janarit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Masat dramatike të Pekinit duket se vunë nën kontroll virusin.

Numri i transmetimeve lokale të sëmundjes janë ulur, ndërsa më herët gjatë këtij muaji përfundoi karantina në Wuhan, ku shpërtheu Covid-19./tvklan.al