Pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor, Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë për shtyp ditën e nesërme në orën 08:00 të mëngjesit.

Kreu i shtetit do të flasë për vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor dhe për krizën politike në vend.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar nga zgjedhjet, bazuar në dekretin e Presidentit Ilir Meta që ka anuluar datën 30 Qershor. Ky vendim i kolegjit nënkupton mos njohjen e dekretit të Presidentit, duke lënë kështu në fuqi datën 30 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Kjo është java e fundit e fushatës elektorale, të cilën në fakt po e zhvillon vetëm Partia Socialiste. Opozita e bashkuar, PD, LSI dhe partitë e tjera të vogla, kanë bojkotuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje. Partia Demokratike thotë se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa KQZ nuk e ka njohur dekretin e Presidentit Ilir Meta duke e cilësuar nul dhe ka lënë kështu në fuqi datën 30 Qershor. /tvklan.al