Sfidë mbetet kriza ekonomike si pasojë e pandemisë

Kroatët votojnë të dielën pesë korrik për të zgjedhur qeverinë e re, e cila përballet menjëherë me sfida të mëdha, mes të cilave nxjerrjen e vendit nga recesioni ekonomik shkaktuar nga kriza e pandemisë Covid 19.

Asnjë prej partive politike ne gare nuk është e favorizuar maksimalisht. Sondazhet e fundit tregojnë një avantazh të vogël të Bashkimi Demokratik Kroat, i cili udhëhiqet nga Kryeministri aktual Andrej Plenkovic, me 27 përqind të votave, vetëm dy përqind më shumë se socialdemokratët.

Kurse Lëvizja Atdhetare, e udhëhequr nga këngëtari popullor Miroslav Skoro, tërhoqi pak më shumë se 10%. Analistët flasin për vështirësi në krijimin e qeverisë, pasi gjithçka do të varet nga koalicionet.

Plenkoviç dhe lideri i Socialdemokratëve Davor Bernardi kanë përjashtuar të dy një “koalicion të madh”, pasi secili synon të marrë të paktën 60 mandate, nga 73 të nevojshme.

Tv Klan