Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Gakharia, ka dhënë dorëheqjen pasi një gjykatë e vendit nxorri urdhër-arresti ndaj udhëheqësit të opozitës, Nika Melia. Ky i fundit akuzohet për organizim të protestave të dhunshme anti-qeveritare në vitin 2019.

Dorëheqja e Kryeministrit është bërë për të mos përshkallëzuar situatën që mund të krijohet në rast të arrestimit të liderit të opozitës, teksa vendi është në krizë politike.

Kryeministri Gakharia tha se urdhri i gjykatës për arrestimin e Melia mund të shkaktojë trazira dhe të kërcënojë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Udhëheqësi i opozitës ka mohuar akuzat, por nëse dënohet rrezikon deri në 9 vite burgim. Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë ka reaguar duke thënë se arrestimi i Nika Melia është pezulluar përkohësisht pas njoftimit të Kryeministrit se do të dorëhiqej.

Çështja e udhëheqësit të opozitës bjelloruse daton që në vitin 2019, kur mijëra protestues sulmuan Parlamentin pasi një deputet rus mbajti fjalim në rusisht. Policia parandaloi hyrjen e protestuesve në Parlament, por nga trazirat u plagosën qindra persona. /tvklan.al