Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë”. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në vend, gazetari Arian Çani kishte përgatitur një intervistë dhe gjatë emisionit u fut në rolin e Lindita Nikollës, teksa tha se nga bashkëpunimi i tyre, e vetmja njollë që i ka mbetur ishte mesatarja.

Por Kryeministri Rama tha se Lindita Nikolla si Ministre nuk mund të gjykohet nga mesatarja, por nga reformat që ka bërë, të cilat sipas Ramës janë spektakolare.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2214996982097066/

Arian Çani: Shef unë jam e vetmja që nuk mërzitem që më shkarkove, por vetëm një njollë më ka mbetur nga bashkëpunimi jonë i shkëlqyer, ai i çështjes së mesatares. Më vjen turp kur dal përpara njerëzve. Por ti e di sa shumë të dua.

Edi Rama: Lindita Nikolla ka lënë shenjë në refomimin e arsimit shqiptar. Mesatarja, diploma, janë histori që i merr era. Kryesorja është shenja që Lindita Nikolla ka lënë. Sot Lindita Nikolla nuk gjykohet se çfarë mesatarje ka patur në vitin 80-të. Martin Schulz nuk ka shkollë.

Arian Çani: Jam dakord, por përse nuk flet për mesataren?

Edi Rama: Jemi në politikë dhe kur njerëzit janë në politikë gjykohen nga ajo që bëjnë. Nëse Lindita do të ishte dekane e matematikës atëherë do të ishte ndryshe.

Arian Çani: Atëherë mos fol për mesatare…

Edi Rama: Do flas që ç’ke më atë punë. Nuk thashë që nuk ka rëndësi mesatarja. Por Lindita Nikolla gjykohet për atë që ka bërë. Ka bërë reforma spektakolare.

/tvklan.al