Kryeministri britanik, Boris Johnson ka kaluar një tjetër natë në kujdes intensiv ndërsa vijon të shfaqë simptoma të koronavirusit.

Sipas BBC, Johnson është duke u mjekuar në një Spital në Londër.

Johnson u shtrua në spital të dielën në darkë, ndërsa më pas njoftoi se gjendja e tij është stabël dhe se ndihet më mirë.

Ndërkaq persona pranë tij kanë pohuar se ai po mbahet nën kujdes, si procedurë standarde. /tvklan.al