Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në një sallë të papërshtatshme poshtë shkallëve të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” ku zhvillojnë stërvitjen e tyre ekipi i peshëngritësve dhe atletikës së Dinamos, ka qenë i pranishëm sot pasdite Kryeministri Ilir Meta. Rezultatet e mira te peshengritesve tane kohet e fundit ku Pirro Dhima, Luan Shabani, kampione botërore e shtangiste të tjerë shqiptare përfaqësojnë Greqinë, kanë shtyrë Kryeministrin Meta për të qenë pranë shtangistëve që synojnë dhe premtojnë për rezultate të larta, Sokol Bishanaku, Ilir Kafarini dhe trajneri Met Pampuri.

Kryeministri Ilir Meta:- “Tani kushtet janë akoma më të vështira dhe kjo pavarësisht se është lënë sporti neë indiferencë duke menduar që tani shteti nuk ka asnjë përgjegjësi. Natyrisht që sporti do të përshtatet me kushtet e reja të ekonomisë së tregut. Sigurisht dhe shteti ka përgjegjësi përderisa konkuron Shqiperia në arenë ndërkombëtare. Është përgjegjësia e gjithë ne që flamuri i Shqipërisë të ngrihet sa me lart. Jam marrë një vit e ca me kombëtarën e futbollit dhe jam marrë dhe me raste të tjera me aktivitetet sportive, do vazhdoj më tej. Çfarë na ndodh me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kur u bie shorti me ekipe të cilat nuk fitojnë shumë nga e drejta e shitjes televizive, Federata e do shumë Qeverinë. Kur u bie me ekipe të mira ka raste që dhe nuk e pyet fare Qeverinë. Kështu që jemi në kushte të tjera, megjithatë për këto kushte në të cilat jemi ne do të bëjmë gjithshka për të mbështetur individët më cilësore”.

Për sportet dhe sportistët cilësore duhet të krijojmë kushte sa më cilësore për të përfaqësuar denjesisht vendin tonë, ka përfunduar kryeministri Ilir Meta./tvklan.al