Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria shqiptare së shpejti do të shpall programin e ri të luftës antikorrupsion, pasi faza e parë e rishikimit të këtij plani ka përfunduar. Sipas Kryeministrit Ilir Meta duhet të vihet në zbatim paketa e masave antikorrupsion për të ngushtuar hapësirat për abuzime në administratën shtetërore.

Në takimin e grupit teknik ishin të pranishëm përfaqësues nga institucione shtetërore, shoqëria civile dhe opozita. Pas verifikimit të personave të implikuar në abuzimet publike tha Kryeministri Meta, do të merren masa disiplinore në kordinimin edhe me Prokurorinë, Gjykatat dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Sipas Ministrit të Shtetit Preç Zogaj drejtuesit kryesor të grupit teknik të luftës antikorrupsion, Qeveria ka përgjegjësinë kryesore në këtë proces por s’ka ndërmend të marrë atributet e Parlamentit apo institucioneve të tjera. Në këtë sfidë të shoqërisë shqiptare opozita dhe pozita duhet të jenë bashkë u theksua në mbledhjen e parë të grupit teknik të procesit antikorrupsion./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame