Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dita e Verës ka filluar në qytetin e Elbasanit me karnavalet, tashmë një traditë për këtë qytet, ku pjesëmarrës kanë qenë njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme.

Në orët e mesditës, me rastin e hapjes dhe të panairit “Dita e Verës 2004”, ka mbërritur në këtë qytet dhe kryeministri Fatos Nano. Në momentet para hyrjes së kryeministrit në ambientet e panairit ka ndodhur një incident, pamjet e të cilit po i ndiqni. Personat e shoqëruar nga policia quhen Zija Çobja dhe Kujtim Isufaj. Më pas kryeministri Nano ka vizituar panairin, ku ka mbajtur dhe një fjalë të shkurtër./tvklan.al