Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka lindur fëmijën e saj të parë, një vajzë që peshon 3.31 kg.

Kjo e bën arë udhëheqësen e dytë në historinë moderne që lind gjatë kohës që është në detyrë.

Ardern u shtrua në një spital në qytetin e Auckland mëngjesin e së enjtes.

37-vjeçarja do të marrë gjashtë javë pushim dhe ia ka kaluar detyrat e saj zëvendëskryeministrit Winston Peters.

Megjithatë, ajo tha se do të mbetet përgjegjëse duke vazhduar të lexojë dokumentet e kabinetit gjatë kohës që është e angazhuar me përkujdesjen e vajzës të porsalindur./tvklan.al