Arta Marku: Po verifikojmë të dhënat e Arjan Ndojës

Arta Marku: Po verifikojmë të dhënat e Arjan Ndojës

17:09 06/11/2019

KLP kërkon hetim disiplinor: Të vërtetohet nëse ka studio ligjore

Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur që prej ditës së djeshme verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Në njoftim thuhet se verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit.

Më herët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi Kryeprokurores se përkohshme Arta Marku nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Këshilli thotë se nisur nga disa të dhëna dhe nga një prononcim në media nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që ai drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë për çështje të ndryshme.

Në kërkesë theksohet se ky fakt, nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore. Të dhënat paraprake, te cilave u referohet KLP, kanë të bëjnë me disa dosje të gjetura në makinën ku udhëtonte Ndoja së bashku me shoferin e tij Aldo Maloku dhe shtetasin Pëllumb Muharremi, ditën e atentatit ndaj tyre.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi