Lajme Arkiva 2003

Rrezikohet procesi i stabilizim-asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kryetari i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Osmo Lipponen pa dhënë shumë detaje mbështeti Bashkimin Evropian në rezervat për integrimin e Shqipërisë në BE.

Osmo Lipponen: “Prezenca është e shqetësuar se preukupacionet aktuale po e vënë në rrezik midis të tjerave procesin e stabilizim asocimit siç është vërejtur së fundmi edhe nga Bashkimi Evropian”.

I pyetur në lidhje me krizën qeveritare Lipponen tha se ajo duhet zgjidhur sa më parë.

Osmo Lipponen: “Krizat qeveritare janë normale, por kjo ka zgjatur pak si shumë. Zgjidhjet duhet të jenë sa më të shpejta në respektim të institucioneve dhe Kushtetutës”.

 Procesi pas zgjedhor dhe rezultati i vonuar i Tiranës  u shfaq më problematik sipas OSBE-së.Lipponen komentoi edhe procesin zgjedhor në Himarë këtë të diel.

Osmo Lipponen: “Periudha pas zgjedhore ka treguar përsëri natyrën e tejzgjatur dhe konfliktuale të zgjedhjeve në Shqipëri në veçanti vonesat e ndeshura në shpalljen e rezultateve për Tiranën. Procesi zgjedhor në Himarë këtë të diel nuk kishte progres madje ishte 1005 më keq se të kaluarat. Presim me interes vendimin e KQZ-së”.

Kreu i prezencës së OSBE-së Osmo Lipponen kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./tvklan.al