Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon po zhvillojnë sot një vizitë në Prishtinë dhe do të flasin për zhvillimet e fundit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pas Prishtinës, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut. Në një konferencë ajo u shpreh se do ketë dy konferenca një në Prishtinë dhe një në Mitrovicë, pasi shumë mund të vinë nga veriu.

Por konferenca e Trendafilova është shoqëruar me një incident, pasi disa aktivistë të Partisë Social Demokrate i kanë ndërprerë fjalën. Disa aktivistë janë arrestuar, mes tyre dhe kreu i PSD, Dardan Molliqaj.

Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por me seli në Hagë. Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000./tvklan.al