Kthehen në atdhe tre të dënuar



Kthehen në atdhe tre të dënuar

12:50 02/07/2020

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët, kanë mundësuar ekstradimin nga Greqia dhe Italia të tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë shqiptare.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. /tvklan.al




Të ngjashme