Rama në Riad, takohet me Princin e Kurorës

Rama në Riad, takohet me Princin e Kurorës

14:18 22/11/2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, ku u prit në një takim nga Princi i Kurorës, Muhammed Bin Salman. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë, në një postim në rrjetet sociale.

“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë“, shkruan Kryeministri në Twitter.

Përgjatë ditëve të fundit, përplasjet mes mazhorancës dhe presidencës për çështjen e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të shumta, megjithatë vetë Kryeministri nuk ka pasur ende një reagim zyrtar për këtë çështje./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi