Mbyllet faza e grupeve e Euro 2020

Ndeshjet e grupit F këtë të mërkurë mbyllën fazën e parë të Euro 2020, atë të grupeve.

Gjermania u përball me Hungarinë, ndërsa Portugalia me Francën. Dy ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat u mbyllën të dyja në barazim 2-2.

Skuadrat që kualifikohen nga ky grup janë Franca, Gjermania dhe Portugalia.

Tashmë Euro 2020 hyn në fazën më të nxehtë, atë të eliminimeve direkte derisa të shpallet fituesi i Kupës./tvklan.al