Kujt ia dedikoi këngën Flori (Video)


Kujt ia dedikoi këngën Flori (Video)

10:43 09/12/2018

Flori Mumajesi fitoi edicionin e 20-të të “Këngës Magjike”, me një këngë që rrëmbeu zemrat e publikut. Ai u shpreh i emocionuar kur ngriti trofeun simbolik, njëkohësisht thotë se e shijoi të gjithë aventurën në këtë festival.

Trofeun e fituar, Flori ia dedikon publikut që e ka mbështetur në çdo hap të tij.

 “

Tani është ai momenti kur vërtetë të plas shpirti, fillon drishesh. Çfarë do thuash një gjë të mençur? Unë do them atë që ndjej, dedikuar muzikës, me ju përkrah që keni qenë mbështetje shumë e madhe. Përfshirja juaj në këtë këngë ma ka bërë jetën edhe më të lumtur, si në ëndërr. Dhe po iu them edhe një gjë, nëse nesër nuk merrem më me muzikë, nuk kam peng asgjë. E kam shijuar shumë. Faleminderit nga zemra dhe ua dedikoj ju këtë këngë”,

tha ai pasi u shpall fitues.

/tvklan.al




Të ngjashme