Gega: Nuk udhëtojmë jashtë, të presim shortin e Europës

Kukësi do të përgatitet për Europa League në Tropojë. Trajneri i sapoemëruar Skënder Gega sqaroi arsyet e kësaj zgjedhje që varet edhe nga pandemia e Covid-19.

“Ne jemi në zonën e kuqe dhe nuk mund të udhëtojmë. Pastaj temperaturat. Aty kemi një stadium me bar natyral dhe Kosova është afër për të zhvilluar ndonjë miqësore”, tha Gega.

Faza kualifikuese e kupave të Europës do të luhet me 1 takim. Skënder Gega është në pritje të shortit të 10 Gushtit.

“Ne do të bëjmë të pamundurën dhe shpresojmë të konsolidohemi, por të shohim një herë edhe kundërshtarin dhe t’ia dalim”, tha ai.

Nga Kukësi ka patur largime të rëndësishme mes tyre sulmuesit Vasil Shkurtaj e Kristal Abazaj. Ndërkohë janë afruar portieri Angelo Tafas, mbrojtësi Redon Dragoshi dhe mesfushorët Zenel Gavazaj e Albin Gashi.

Tv Klan