Vllaznia barazon me Bylisin në Shkodër

Kukësi arriti një fitore të lehtë përballë Flamurtarit, që ka rënë nga kategoria.

Ekipi i Orges Shehit triumfoi me rezultatin 4 – 1, duke çuar përkohësisht në 6 diferencën me Tiranën. Lojtarët e Kukësit shënuan 3 herë në pjesën e parë, duke e bërë të sigurtë suksesin në 45 minuta lojë.

Shkurtaj ishte më i miri në fushë me 2 gola të realizuar ngjitet në krye të klasifikimit të golashënuesve në kuotën 18. Sfida tjetër e orës 17:00 Vllaznia – Bylis përfundoi në barazim 2 – 2.

Pika e marrë është pak për të dy ekipet, pasi shkodranët janë në vendin e tetë, ndërsa mallakastriotët vetëm një pozicion më lart.

Tv Klan