Skuadra e Shehit duhet të fitojë që të shpresojë për titullin

Pas Tiranës do të jetë radha e Kukësit që të zbresë në fushë për sfidën e javës së 34. Skuadra e Orges Shehit është 7 pikë larg bardhebluve dhe duhet të fitojë me Vllazninë që të ruajë ritmin për titullin.

Po sot në Durrës, Teuta do të presë Partizanin në një sfidë që vlen shumë për Europën. Më herët Bylisi do të luajë me Laçin në Ballsh. Në ndeshjet e së shtunës Tirana mundi 2 – 0 Flamurtarin, ndërsa Skënderbeu fitoi 1 – 0 në fushën e Luftëtarit.

Tv Klan