Kukësi ndalet në Ballsh

Kukësi ndalet në Ballsh

22:50 16/02/2020

Partizani afrohet me kreun

Kukësi nuk mundi të përfitojë nga barazimi i Tiranës. Veriorët e Shpëtim Duros pësuan golin e barazimit ndaj Bylisit në minutën e 92′. Kukësi kaloi në avantazh që në minutën e 16′ të ndeshjes. Si një prej përballjeve më të forta të javës, aq më tepër në fushë ballshiote, Kukësi të shfrytëzonte çdo mundësi për të shënuar sërish dhe për të mbyllur takimin, po pa sukses. Kur duheshin edhe pak sekonda që të mbyllej ndeshja, mbrojtja e Kukësit uli vëmendjen dhe kjo u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi uruguajan Mozzone. Pika e marrë, e mban sërish Kukësin në krye të renditjes, me një pikë më shumë se Tirana.

Partizani ndaj Laçit fitoi 3-1. Supergolat e Bruno Telushit nga goditja e dënimit i dhanë fitoren të kuqve. Laçianët shënuan të parët, por Telushi barazoi, duke goditur në cepin e poshtëm të portës kundërshtare. Goli i dytë erdhi nga Bitri, pas goditjes nga këndi. I treti është sërish i Telushit. Sërish vlonjati surprizon të gjithë me një goditje që dukej qartë ishte provuar me herët në seanca stërvitore. Partizani mban vendin e tretë.

Po me rezultatin 3-1 fitoi edhe Teuta ndaj Vllaznisë. Hoxha dhe Todorovski në pjesën e parë dhe Emiliano Villa në fillimin e së dytës i sigurojnë durrsakëve vendin e 4 të renditjes. Më në fund, pas 6 humbjeve radhazi erdhi një fitore për Flamurtarin. Vlonjatët arritën sukses minimal në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Kjo ishte fitorja e dytë e sezonit, edhe e para ishte ndaj Luftëtarit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi