Kukësi do të presë Flamurtarin në Kamëz në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të javës së 11. Armando Cungu, veç impenjimit që kërkon nga skuadra e tij, shpreson edhe tek fati. Të paktën më shumë se në përballjen e fazës së parë.

“U dënuam nga goditje standarde, shpresojmë fati të jetë më ne…”,

u shpreh Cungu.

Për të tentuar suksesin trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja e ka një strategji. Ai tha:

“I ka të tre rezultatet. Fusha asnjëanëse, duhet të bëjmë lojën që bëmë pjesën e parë kundër Teutës dhe ta shtyjmë në minutazh”.

Flamurtari gjendet 4 pikë nga zona europiane, ndërsa Kukësi shpreson të konsolidohet mes 3 shkallëve më të larta të renditjes.

Tv Klan