Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Arbër Hajdarit?

Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Arbër Hajdarit?

18:56 02/11/2019

Fondacioni i tij “Fundjavë Ndryshe” është tashmë një shoqatë e konsoliduar që ka dhënë ndihmesë të çmuar për shtresat në nevojë. Arbër Hajdari, themeluesi i këtij fondacioni, prezantoi në emisionin “Rudina” në Tv Klan projektin e ri, por foli edhe për jetën e tij private.

Ne nuk dimë asgjë rreth kësaj sfere, por Arbri na shuajti paksa kureshtjen. Prej më shumë se një viti është në një lidhje me një vajzë nga Kosova. Ai preferon mos ta bëjë publik emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, dhe thotë se këtë pjesë do ta lëjë për një moment të dytë.

Arbër Hajdari: Prej një viti e gjysmë jam në një njohje që besoj po shkon mirë. Gjithmonë kam dashur që jetën time personale ta mbaj jashtë medias. Duke qenë se edhe vajza është person publik, kemi vendosur që…

Rudina Magjistari: Është person publik?

Arbër Hajdari: Po, por jo në Shqipëri, në Kosovë. Kemi vendosur të dy së bashku që ta mbajmë larg medias. Është një marrëdhënie që unë mendoj se do të jetë e suksesshme. E kemi zyrtarizuar. Do ta bëjmë publike, por unë jam mësuar që marrëdhënia ime me atë të jetë një marrëdhënie që të biem dakord bashkë kur diçka ta vendosim. Edhe këtë gjë nuk e kemi vendosur akoma. Po lëmë disa gjëra që të piqen akoma. Ajo është aktualisht në shkollë jashtë vendit. Presim që të mbarojë dhe Masterin edhe t’i pleqërojmë gjërat më mirë.

Rudina Magjistari: Është personazh publik prej një aktiviteti në televizion?

Arbër Hajdari: Njihet në fushën e biznesit në Kosovë.  /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo