Të gjithë kandidatët që thyen herësin

Kur procesi i numërimit të votave për kandidatet për deputete po shkon drejt fundit po qartësohen dhe emrat e atyre që do të jenë në Kuvend pavarësisht se subjektet e tyre i kishin lënë jashtë listës së sigurtë të fitueseve.

Aktualisht në të dy kampet e në të 12 qarqet vetëm 3 janë emrat që kanë mundur të sigurojnë votat e nevojshme në bazë të formulës së re që parashikojnë kodi elektoral.

Për Socialistët ata janë Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi. Xhafaj i cili u rendit i 23 në listën e Qarkut të Tiranës ku kjo forcë arriti të mbajë 18 mandatet si në 2017 ka arritur të marrë më shumë se 16 mijë e 100 vota individuale.

Surprize është Ornaldo Rakipi, i renditur i 30-ti po në listën e Tiranës, i cili ka marrë rreth 15 e 200 vota , pothuajse njësoj sa ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cili gjithsesi e kishte të sigurte vendin e saj në Kuvend pasi renditet e 10-ta në Tiranë.

Ndërsa nga demokratët i vetmi që do të ulet në parlament duke thyer herësin elektoral është Luçiano Boçi, kandidati i renditur i 7 në listën e Elbasanit, ku demokratët morën vetëm 6 mandate. Boçi ka arritur të mbledhë 10 mijë 900 vota.

Këta deputetë do të marrin mandatin e atyre kandidatëve që pavarësisht renditjes në listë kanë marrë më pak vota, përjashtuar kandidatet gra dhe vajza. Dhe në rastet aktuale 2 deputetët e PS në Tirane rrezikojnë të spostojnë nga lista sigurtë emra si Fidel Ylli apo Ervin Bushati që duken më pak të votuarit nga socialistët.

Ndërsa Boçi në Elbasan i djeg mundësinë për t’u ulur në parlament Eugen Isajt.

Ndër më të preferuarit nga votuesit socialist, që thyen herësin edhe pse në vend të sigurt, janë Taulant Balla me 21 e 600 vota , Blendi Klosi me 12 e 300 vota apo Bledi Çuçi me afro 12 mijë vota. 

Kryeministri Edi Rama që kandidonte në 2 qarqe ka numrin më të madh të votave në Durrës me mbi 14 mijë e 900 të tilla ndërsa në Vlorë ka marrë rreth 4 mijë e 300 më pak. 

Listën e demokrateve në të 12 qarqet e kryeson  Lulzim Basha me mbi 15 mijë e 500 vota dhe Agron Shehaj me mbi 13 mijë e 200 vota, të dy pjesë e listës së Tiranës.

Tv Klan