Është bërë publike renditja me 100-të femrat dhe meshkujt më të bukur të vitit 2019-të, një listë e gjatë me aktorë, këngëtarë dhe model nga vende të ndryshme të botës sipas “Top Beauty World”, një faqe interneti amerikane. Në krye të renditjes janë edhe aktorët turq mjaft të dashur për publikun shqiptar.

Në vendin e 10-të nga femrat më të bukura për vitin që lamë pas renditet këngëtarja amerikane Selena Gomez, në vendin e 9-të aktorja Emma Watson, vendin e 8-të modelja australiane Miranda Kerr. Në vendin e shtatë është aktorja indiane Deepika Padukone, në të 6-in hungarezja Barbara Palvin. Aktorja e njohur turke Hande Ercel renditet në vendin e pestë, e ndjekur nga amerikania Alexandra Daddario. Vendin e tretë e mban Liza Soberano nga Filipinet, në vendin e dytë renditet Emilia Clarke, ndërsa mbretëresha e vitit, në vendin e parë është këngëtarja nga Korea e Jugut, Im Yoon-ah.

Pjesë e kësaj liste janë edhe këngëtaret Ariana Grande, Billie Eilish, Rihanna, Taylor Swift, aktoret Angelina Jolie, Tuba Buyukustun, modelja Gigi Hadid dhe shumë personazhe të tjera.

Lista e meshkujve më të bukur të vitit 2019-të kryesohet nga Chris Hemsworth (aktori australian), në vendin e dytë V, Kim Taehyung (këngëtari i grupit BTS në Korenë e Jugut), ndërsa në vendin e tretë është aktori i njohur turk Cagatay Ulusoy (Sarp në serialin “I infiltruari”), në vend të katërt renditet aktori amerikan Leonardo DiCaprio, vendin e pestë e mban këngëtari Suho nga Korea e Jugut. Tom Cruise është renditur në vendin e gjashtë, ndryshe nga dy vite më parë ku ka kryesuar listën e fituesve.

Në vend të 7-të renditet Shahrukh Khan (aktor indian), në të 8-in Ian Somerhalder (aktori amerikan), në vendin e 9-të Jungkook (këngëtar i BTS), ndërsa në vendin e 10-të renditet këngëtari britanik Zayn Malik.

Pjesë e listës janë edhe aktorët turq: Baris Arduc (Kuzgun), Can Yaman, Burak Ozcivit, këngëtarët Maluma, Justin Bieber, futbollisti Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë. /tvklan.al