Me 75 vota pro dhe asnjë kundër u miratua në parlament projektligji që i hap rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së teatrit të ri sipas një marrëveshjeje me kompaninë Fusha sh.p.k.

Pas më shumë se 12 orë debatesh, në momentet e votimit, opozita bllokoi foltoren e kuvendit duke i kërkuar maxhorancës të tërheqë projektligjin.

Ndërsa deputetët e mazhorancës votonin projektligjin, ata të opozitës bllokuan foltoren dhe hodhën kartonat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Projektligji i ri për teatrin i hap rrugë projektit që parashikon shembjen e godinës ekzistuese dhe financimin nga kompania Fusha sh.p.k të një teatri të ri në qendër të Tiranës, bashkë me disa godina shumëkatëshe në zonën pas teatrit.

Në dëgjesat dhe komunikimin me artistët, qeveria ka premtuar se nuk do të preke asnjë centimetër nga trualli i teatrit dhe se nuk do të shpenzojë asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Tv Klan