Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Kodin



Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Kodin

14:00 29/10/2020

Rama: Presidenti sfidoi Kuvendin

Parlamenti ka rrëzuar me 97 vota dekretin e kreut të shtetit, që ktheu për rishqyrtim amendimet në Kodin Zgjedhor.

Edi Rama tha se koha nuk pret për Venecian, edhe pse ashtu si Taulant Balla një ditë më parë, lë të hapur mundësinë për t’u diskutuar rekomandimet, kur ato të jenë përfunduar. Por duke pritur këtë opinion, Rama mendon se i jepet një mundësi Ilir Metës të arrijë atë që tentoi në 2019, të bllokojë zgjedhjet, sipas tij.

Ndërsa i tregon deputetëve të ulur nga krahu i opozitës fyerjen që i ka bërë Presidenti, duke i cilësuar ilegjitimë, vetë i falenderon që bashkuan votat dhe votuan ndryshimet në Kod, që siç vetë pranon me ata që i sollën në parlament, PD dhe LSI nuk do kishim mundur kurrë t’i bënin.

U drejtohet dhe atyre jashtë parlamentit, por jo PD, por votueseve të saj, se çfarë do të marrin nëse do të votojnë koalicionin opozitar në 25 Prill.

Ironizon deklaratat e Presidentit për rëndësinë e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe thotë se me ndryshimet e miratuara në 5 Tetor fitojnë shqiptarët.

Tv Klan




Të ngjashme