Dorina Mema, e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ka treguar sekretet për një trup të shëndetshëm dhe në top formë. Aktivitetit fizik kombinuar me një dietë të shëndetshme është çelësi për linja perfekte trupore. Në studio ajo ka sjellë disa produkte ushqimore shumë të veçanta, të cilat ajo i përdor gjatë përditshmërisë së saj.

Në emision ajo nuk ka ardhur vetëm, por së bashku me një mik shumë të shtrenjtë të saj. Dorina ka një dashuri të madhe për kafshët. Në shtëpinë e saj ajo mban një qen dhe një kavie, Guinea Pig.

Dorina Mema: Ky është një mik i ri që ndoshta në Shqipëri është pak i çuditshëm, një Guinea Pig. Një krijesë shumë e bukur, që e solli vajza ime pa leje në shtëpi, por sot është miku im më i mirë.  

Rudina Magjistari: Pra është familja e minjve?

Dorina Mema: Është familja e minjve, janë shartime që i bëjnë së fundmi, por më ngjan së shumti me një lepur.

Rudina Magjistari: Vështirë ta lësh të lirë, çfarë ndodh?

Dorina Mema: Shkon mbrapa qenit në shtëpi, tek kafazi i tij dhe mbrapa frigoriferit. Dëgjon që hapet frigoriferi dhe fërshëllen, do bukë. Ha sallatë, kastraveca. Mendoj se është kafsha më e pastër, është vegan. Ha vetëm ushqime bio. Tek ngjyra jeshile është më tepër dhe tek e kuqja. Ha domaten pak dhe ka shumë qejf hurmën.

Rudina Magjistari: I keni vënë një emër?

Dorina Mema: Binu, vajza e quan Binu, është çuni i mamit.

Rudina Magjistari: Prej sa kohësh e keni marrë në shtëpi?

Dorina Mema: E solli vajza vjet për Krishtlindje.

Rudina Magjistari: E merrni me vete kur udhëtoni?

Dorina Mema: E marrim brenda Shqipërisë. Ka qenë me ne në plazh, e marrim në hotel klandestinë, e mbulojmë, e fusim..

Rudina Magjistari: Sa jetojnë afërsisht?

Dorina Mema: Thonë që jetojnë 4 vjet por do mërzitem..

Dorina përveç pasionit të saj që ka për ushtrimet fizike, ajo është fokusuar edhe tek dietat ushqimore, ku kohët e fundit ka zbuluar një analizë për metabolizmin. Ajo është analiza nëpërmjet fijeve të flokut, për të kuptuar se cilat janë ushqimet e duhura për metabolizmin tonë.

Mjaftojnë vetëm tre fije floku për të marrë informacionin e fshehur nga ADN-ja, se çfarë e shqeteson dhe i mungon metabolizmit tonë dhe kush korrigjim e çon në gjendjen optimale shëndetin tuaj. Kjo analizë i vjen në ndihmë çdo nutricionisti dhe dietologu për të përcaktuar saktë dietën ushqimore të pacientëve të tyre./tvklan.al