Europa është më pranë për kurbinasit

Laçi fitoi 3-0 me Bylisin sot në Ballsh, duke hedhur një tjetër hap drejt objektivit Europë. Kurbinasit mbrojnë kështu vendin e tretë në renditje.

Kukësi do të luajë sot me Vllazninë në Shkodër. Skuadra e Orges Shehit është 7 pikë larg bardhebluve dhe duhet të fitojë me Vllazninë që të ruajë ritmin për titullin.

Teuta do të presë Partizanin në një sfidë që vlen shumë për Europën. Në ndeshjet e së shtunës Tirana mundi 2-0 Flamurtarin, ndërsa Skënderbeu fitoi 1-0 në fushën e Luftëtarit.

Tv Klan