I kërkohen miliona Dollarë dëmshpërblim

E pëlqyer në mbarë botën dhe e vlerësuar si  kënga më e mirë origjinale në një film duke fituar çmimin Oscar në edicionin e 91-të të Academy Awards, “Shallow” mund të rezultojë e kopjuar.

Lady Gaga po përballet me akuzat e me një kantautori jo shumë të njohur i cili pretendon se melodia e këngës së “A star is born” u vodh nga një këngë që ai e publikoi në vitin 2012.

Ndonëse bëhet fjalë vetëm për një vijë me tri nota të këngës “Almost”, Steve Ronsen dhe avokati i tij po kërkojnë miliona e miliona Dollarë në një marrëveshje, duke kërcënuar se do të dalin publikisht me pretendimet e tyre.

Nga ana tjetër, ekipi juridik i Gagës thekson se ylli I popit nuk do të tërhiqet nga beteja e saj ligjore, pasi duket qartazi që  kënga “Almost” nuk tingëllon aspak si “Shallow”.

Sipas tyre e vetmja gjë që Ronsen po kërkon me këto akuza është të fitojë para në kurriz të një artisti të suksesshëm.

Tv Klan