Së fundmi këngëtarja e njohur Lady Gaga në një intervistë për “British Vogue” ka folur në lidhje me veshjen që ajo kishte zgjedhur kur këndoi himnin kombëtar në inagurimin e Presidentit Joe Biden në muajin Janar. 12 herë fituesja e çmimeve “Grammy” ka pohuar se look-u i saj dhe stili i fustanit “Schiaparelli” që kishte veshur për këtë rast ishte i papërshkueshëm nga plumbat. Gjatë kohës që ajo po e shikonte edhe njëherë videon të shpërndarë të nga “British Vogue”, këngëtarja u shpreh se:

“Kjo është një nga gjërat e mia të preferuara që kam veshur ndonjëherë. Unë kam veshur këtë dizajn të ‘Schiaparelli’ për inaugurimin dhe askush nuk e di këtë, por ky është një fustan antiplumb”.

Lady Gaga kishte veshur një fustan të krijuar enkas për të nga drejtori kreativ i markës, Daniel Roseberry, ku bëhet fjalë për një xhaketë të strukturuar të veshur dhe të kombinuar me një fund të kuq mëndafshi. Nuk dihet se si ishte bërë fustani antiplumb apo nëse këngëtarja kishte veshur një jelek antiplumb poshtë tij.

Këngëtarja e njohur tha se kishte veshur anti-plumbin ngaqë i trembej një kryengritjeje të mundshme nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump.

Klan News