“Nuk kemi shkak të jemi pesimistë”

Ka nisur Samiti i Ballkanit Perëndimor në Vjenë, udhëhequr nga kancelari austriak, Sebastian Kurz. Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në samitin e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Ndërsa ishte i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak që pas samitit foli për takimin Kurti-Vuçiç. Tha se ka shenja pozitive që të dyja palët kanë interes për normalizim të marrëdhënieve.

“Besoj që nuk kemi të drejtë të jemi pesimistë, dhe nuk kemi as shkak të jemi pesimistë. Për takimin e parë personal midis liderëve të Serbisë dhe Kosovës do të ishte naive të themi që një takim i tillë ishte i thjeshtë. Fakti që një takim u zhvillua dhe u fol për disa orë dhe ku të dyja palët janë të interesuara për një normalizim të marrëdhënieve dhe që besojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e duhur është një shenjë pozitive”.

Lajçak ka përsëritur se Kryeministri Albin Kurti ka një mandat të fortë në Kosovë dhe mund të flasë me autoritet në këtë proces, derisa ka përsëritur se nuk ka alternativë tjetër në ketë dialog, por vetëm normalizim të marrëdhënieve.

“Do të ketë takim tjetër para pushimeve të verës. Kryeministri Albin Kurti është i ri në këtë dialog, është një proces që ka nisur në vitin 2011 dhe ka sjellë disa rezultate. Ai [Albin Kurti] i sjell pikëpamjet e tij në këtë proces dhe është e rëndësishme që ai ka një mandat shumë të fortë politik, sepse atë e ka zgjedhur një shumicë e madhe dhe mund të flasë me autoritet”.

Derisa kancelari austriak Sebastian Kurz në konferencë ka falënderuar emisarin e BE-së Miroslav Lajçak për punën e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Tv Klan