Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani është takuar me Emisarin Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak.

Mediat janë lejuar të marrin pamje para takimit që nisi në ora 08:00 teksa pas përfundimit të takimit do të ketë konferencë shtypi, njofton Klan Kosova.

Lajçak mbrëmjen e kaluar ka takuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Emisari Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj./klankosova